'Një lule për 8 mars', nis ndryshe ndeshja e basketbollit për femra mes Partizanit dhe Flamurtarit në Vlorë

8 Mars 2023, 19:50| Përditesimi: 8 Mars 2023, 22:45

  • Share

Një lule për 8 mars. Ka startuar ndryshe ndeshja e basketbollit për femra mes Flamurtarit dhe Partizanit. Me dhurimin e një luleje në këtë 8 mars për të dyja ekipet.

Në fund në parket takimin e ka fituar Partizani, në një ndeshje që ka mbyllur sezonin e rregullt për t’i lënë vendin takimeve playoff me pjesëmarrjen e katër ekipeve në këtë kompeticion ku tashmë janë kualifikuar Flamurtari dhe Partizani nga kampionati shqiptar dhe Prishtina e Bashkimi i Prizrenit nga Kosova.

Referuar ndeshjes së luajtur në Vlorë ekipi i Partizanit e ka merituar fitoren duke arritur madje një avantazh deri në 25 pikë. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 34-51 për Partizanin.

Ekipi i kuq e ka thelluar avantazhin në 10 minutat e treta ndërsa Flamurtari ka tentuar në 10 minutat e fundit të kërkojë edhe përmbysjen por pa ja arritur qellimit ndërsa ndeshja është mbyllur 68-73 për Partizanin. Tashme liga unike nje kompeticion mbarë shqiptar rikthehet në fazën finale në datat 15-16 mars me katër ekipet më të mira ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?