Pamje nga Infektivi

Një lajm i gëzuar nga Infektivi, 36-vjeçarja shtatzënë shërohet nga COVID-i dhe rikthehet në shtëpi

17 Maj 2020, 22:03| Përditesimi: 17 Maj 2020, 22:05

  • Share

Pas ngjarjeve të shumta negative të ditës së sotme mes shembjes së Teatrit Kombëtar dhe përplasjes së protestuesve e policisë, nga spitali Infektiv na vjen një lajm i mirë.

Pas më shumë se 10 ditësh në spitalin Infektiv, 36 vjeçarja shtatzënë e prekur me COVID-19 është kthyer shëndoshë e mirë pranë familjes, plotësisht e shëruar, në pritje për t’u bërë sërish nënë. Kujtojmë se numri total i të prekurve më COVID-19 në Shqipëri është 946 persona, ndërsa janë kryer gjithsej 12.500 testime.

Sipas ministrisë 76% e të infektuarve deri më sot janë shëruar, ndërsa aktualisht 200 janë rastet aktive, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz dhe Berat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?