Një konflikt i ri me serbët do të sillte tjetër valë refugjatësh, Zvicra zgjat mandatin e trupave të KFOR në Kosovë

4 Mars 2023, 17:35| Përditesimi: 4 Mars 2023, 17:38

  • Share

Dhoma e Lartë e Asamblesë Federale të Zvicrës ka vendosur që të zgjasë mandatin e forcave paqeruajtëse zviceriane në Kosovë deri në vitin 2026. Mediat e Kosovës shkruajnë se mandati i forcave zviceriane mbaronte në fund të këtij viti.

“KFOR-i duhet të jetë ende në Kosovë, për shkak të brishtësisë së situatës, theksoi përfaqësuesja e partisë zvicerane Aleanca e Qendrës, Andrea Gmur-Schonenberger, në emër të Komisionit për Politikë të Sigurisë. Është në interesin e Zvicrës që të vazhdojë përdorimin e Sëisscoy, i cili është i integruar në KFOR, veçanërisht për arsye sigurie”- raporton tvsvizzera.

Po ashtu, Thierry Burkart, deputet i Partisë Radikale Liberale (FDP) në Zvicër, ka folur për diasporën e madhe kosovare në Zvicër. Ai tha po ashtu se një konflikt i armatosur në Ballkan mund të zhvendosë mijëra njerëz dhe të krijojë një valë të refugjatësh.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?