Giorgia Meloni

Një komedian rus iu prezantua si udhëheqës afrikan, Meloni ‘pre’ e telefonatës së rreme

1 Nëntor 2023, 19:54| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 23:52

  • Share

Kryeministrja Giorgia Meloni ra “pre” e një shakaje nga dy komedianë rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, njëri prej të cilëve iu prezantua si një politikan afrikan gjatë një bisede telefonike me të.

Ka shumë lodhje nga të gjitha palët për konfliktin në Ukrainë dhe po vjen momenti kur të gjithë do të kuptojnë se ne kemi nevojë për një rrugëdalje, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një telefonatë të rreme me dy humoristët rusë.

Kjo ngjarje ndodhi më 18 shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në kuadrin e përpjekjeve intensive të Melonit për të forcuar marrëdhëniet me liderët afrikanë, me të cilët ajo pati takime të rëndësishme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së midis 19 dhe 21 shtatorit.

“Kam disa ide se si ta trajtoj këtë situatë, por jam duke pritur momentin e duhur për t'i vënë ato në tryezë”, nësohet të jetë shprehur më tej Meloni.

Sipas mediave italiane, të cilave shqiptarja.com u referohet, Zyra e Këshilltarit Diplomatik të Kryeministres reagoi zyrtarisht për këtë çështje.

"Zyra e Këshilltarit Diplomatik të (Kryeministrit) i vjen keq që u mashtrua nga një mashtrues, i cili u vetëvlerësua si President i Komisionit të Bashkimit Afrikan dhe që u vu në kontakt telefonik me Kryeministrin Meloni”.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?