Bota

Një ‘kërcim’ lumturie, vajza afgane bëhet virale pas mbërritjes në Belgjikë, kryeministri: Mirëserdhe vogëlushe

28 Gusht 2021, 17:47| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 17:51

  • Share

Ankthi, stresi dhe përjetimet e afganëve ditët e fundit kanë bërë xhiron e rrjeteve social përmes fotografive.

Por mes “errësirës” ka gjithmonë një rreze dielli që ngroh shresën, si vajza në këtë fotografi.

E lumtur dhe e sigurt, vajza e vogël e buzëqeshur ndjek prindërit e saj, që me mundim dhe shpresë më në fund arritën të shkelnin në tokën belge, për t’i shpëtuar talebanëve,

Këtë moment, e ka publikuar kryeministri belg, Guy Verhofstadt i cili shkruan “Kjo ndodh kur mbrojmë refugjatët, Mirësevjen në Belgjik vajzë e vogël!”.

Vajza e vogël “kërcen” drejt së ardhmes që e pret në një vend, larg frikës dhe krismës së armëve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?