Këndi i lojërave tek Fusha e Aviacionit

Një kënd lojërash i ri për të vegjlit tek ish-Fusha e Aviacionit (FOTO)

4 Maj 2020, 20:55| Përditesimi: 4 Maj 2020, 20:59

  • Share

Një tjetër kënd lojërash është hapur për të vegjlit e zonës së njohur si Fusha e Aviacionit.

Sipas njoftimit të bashkisë së Tiranës, minikëndi i lojërave i realizuar si pjesë e sheshit rekreativ, i ka dhënë ngjyra të reja kësaj zonë.

Hapësira e transformuar do të mikpresë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Këndi është pajisur me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj, ndërsa gjelbërimi përreth i jep një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve të lagjes të ish-Fusha e Aviacionit.

Rikualifikimi i kësaj hapësire dhe ndërtimi i sheshit rekreativ plotëson nevoja e e të gjitha grupmoshave të komunitetit në zonë, duke mundësuar jo vetëm module e lodra për fëmijë, por edhe hapësira çlodhëse për të rriturit plot gjelbërim dhe stola për t’u relaksuar.

Sheshi rekreativ te ish-Fusha e Aviacionit parashikon rehabilitimin e një sipërfaqe prej 2300 m2, vendosjen e 9 lodrave të reja, një prej të cilave për personat me aftësi të kufizuara, shtrimi me tapet gome rreth lodrave, riparimi i stolave dhe koshave, kufizimi me gardh metalik dhe vendosja e tabelës informuese.

Një kënd lojërash i ri për të vegjlit tek ish-Fusha e Aviacionit
1/6
Komento

Komente

  • corona: 05/05/2020 00:21

    PO per te rinjte qe duan te luajne futboll,basketboll,,,volejboll,,apo tenis,,,ku te luajne??,,,e mbushet fushen me te bukur te tiranes ate te aviacionit me pallate e shtepi malokesh ku mund te ndertoheshin me dhjetra ambiente sportive per rinine dhe 1 pallat sporti modern me 10.000 vende qe mund te shfrytezohej dhe per koncerte…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?