Albin Kurti

Një kastravec me Bajraktar

16 Korrik 2023, 19:44| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 19:45

  • Share

Gjynah, Bajraktari!

Në fotografinë e Albin Kurtit që kishte për qëllim ta shfaqte superfuqinë e Kosovës, Bajraktari po duket si bojler.

E Albin Kurti si shitës krenar i bojlerit të vjetër, jo si blerës.

Bashkë me njërin komandant të FSK-së e kishin prekur Bajraktarin lehtas, sikur janë frikësuar mos po ia prekun sustën ('mo Zot) e po niset droni në luftë, pa e pyetur Albinin.

Se, së pari blihet Bajraktari, pastaj mësohet shqiptari qysh me luftu me të.

Ministri i Mbrojtjes i rrinte karshi Bajraktarit, e ish fryer aq shumë sa dukej sikur do të lansohet personalisht në qiell!

Albin Kurti e ka zhveshur FSK-në nga forca, duke ia zbuluar forcën publikisht.

Kur nuk e tregon forcën - kur nuk tregon çfare ke, të mbron njëfarë misterioziteti, e kur del para dronit e forografohesh si me majmun në plazhin e vogël të Ulqinit, atëherē armën e bën të dhimbshme.

Bajraktari erdhi në Kosovë pasi ekspertët e 'shpallën' joefektiv, shkaku se s'la dron Rusia pa e rrëzuar në Ukrainë.

Armikun e kemi komshi, e turku që i shet Bajraktarët, nuk na ndan nga serbët.

Kur i ke armët e njëjta si të armikut, atëherë shtrohen dilema:

Nëse, larg qoftë, Bajraktari i Kosovës ndeshet në qiell me Bajraktarin e Serbisë, çka ndodh!

A janë krijuar Bajraktarët ta shkatërrojnë njëri-tjetrin!

Grahi kombajnës, më mirë.  Neve na duhet buka dhe një Bajraktar i paqes, e jo një kastravec me një Bajraktar!

P.S. Nga Milan Radojiçiçi sigurisht e kanë marrë miratimin!

- Unë ty të buzëqesha si xhentëlmen.

- Po, edhe unë ty ta ktheva buzëqeshjen.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 16/07/2023 21:23

    Te lumte pena o Kimete! Kur ka mbet Kosova ne duart e Albinit,duhet t'i lutemi zotit e te mshiroje popullin kosovar.Pena jote i fshikullon te metat e gafat e qeverise.Populli kosovar eshte i mencur dhe jam i sigurte qe do e largoje Albinin nga drejtimi.Nje udheheqes mistrec,konfliktul,qe nuk konsultohet me opoziten e njerzit e mencur te Kosoves,per veprimet e tij,sepse e quan vehten njeriu me i menqur i Kosoves,por harron se edhe me i menquri ka nevoje per konsultime,e aq me teper ne nje situate si kjo.Ai eshte njeri inatqar i pandreqshem.Duket si me qene djali i Sali Berishes Te dy jane angazhue ne lufte kunder Amerikes,Edi Rames e deri UQK.Turp.Eshte koha per unitet e jo perqarje.

    Përgjigju
  • Nasi: 16/07/2023 20:15

    Nje pseudo gazetare mistrece si kimete Turp i gazetarise...sje e vetmja jo mos ki merak

    Përgjigju
    • Tao: 17/07/2023 11:52

      Po rri o Nasi per koken tende, ku di ti c'eshte gazetaria?! Kjo e Kimetes eshte publicistike dhe eshte tejet interesante. Dogji Albini gjithe jorganin per nje plesht dhe si perfundim as pleshtin nuk e vrau, i kerceu ne koke.

  • romeo: 16/07/2023 20:08

    Plera Kurti kur e ndjen veten te forte perse nuk kerkon largimin e KFORIT qe te shikoi sa i vlen lekura. Ndyresire...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?