‘Një jetë në shërbim të kauzave të shoqërisë’, aktivistja Sevim Arbana rrëfehet në ‘Esencë’: Jam kërcënuar, por s’jam ndalur! Jam grua e ndjeshme, të fortë të bëjnë përballjet

30 Nëntor 2022, 19:09| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 19:13

  • Share

Një grua jo vetëm për gratë por për të gjithë shoqërinë. Me misionin dhe thirrjen e brendshme për të qenë zëri i problemeve të kësaj shoqërie Sevim Arbana është njeriu që asnjëherë nuk ka reshtur së punuari për këtë.

“Jam shumë e ndjeshme ndaj fenomeneve sociale”-shprehet Arbana qysh në fillim të bisedës.

Ndërsa kur kthehet pas në kohë sjell ndërmend gjithçka që e ka ndikuar nga fëmijëria, si burgosja e të atit që kur ajo ishte ende fëmijë.

Këto kanë ndikuar tek ajo vazhdimësinë e emocioneve, ngjarjeve dhe përjetimeve të mëvonshme në jetë.

“Nuk jam një grua e fortë, por jam e ndjeshme dhe e brishtë. Është përballja që i bën gratë të forta”- thotë ajo në rrëfimin e saj.

Një adoleshencë e kaluar mes librave, një ndikim i rëndësishëm në jetën e saj dhe shumë shpejt erdhi njohja me bashkëshortin në moshën 19-vjecare. Më pas erdhi në jetë fëmija i parë, një djalë dhe më pas edhe dy të tjerë, një djalë dhe një vajzë. 

Aktivizimi i saj në  çështje të shoqërisë në problematika dhe zgjidhje është një moment që Arbana e shpjegon si një idealizëm dhe eufori i papërshkrueshëm, një ëndërr dhe rrugë që u bë realitet.

“Gjatë punës sime si aktiviste jam kërcënuar por nuk jam ndalur”-përmend ajo gjatë bisedës vështirësitë e këtij misioni.

Momentalisht ajo punon vullnetarisht në shërbim të gjithçkaje që në raport social është për të përmbushëse dhe e vyer.

Ka një dashuri për kafshët, por veçanërisht për macet para të cilave thotë se dorëzohet dhe vazhdimisht kujdeset në  çdo formë dhe mënyrë për to.

“Ëndërr e kam të ndërtoj një qendër ditore për macet”-e përforcon ajo këtë dashuri dhe kujdes për kafshët.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?