Një jetë me bagëti në livadhet e Novosejës, historia e rrallë e çobanes 80-vjeçare! Nënë Hidja: Jam marrë gjithë jetën me to, s’pranova shkollën

16 Tetor 2022, 09:51| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 10:42

  • Share

Nënë Hidja, ka kaluar një jetë të vështirë, por vitet as hallet nuk e kanë mposhtur. Në moshën 80 vjeçare e gjejmë duke ruajtur lopët në livadhet e Novosejit.

”Kullotë lopët, dhentë. Gjysma e fshatit merret me kullotjen e bagëtive. Se kam lindur merrem me këtë punë. Me bagëti shkoj çdo ditë. I rregulloj. Kam pojatën në fund të katundit. I rregulloj në sabah dhe në drekë. Me bagëti merrem. Nuk merrem me punë tjetër. Mbaj familjen”.

80-vjeçarja Hide Mata kujton se koha më e vështirë ka qenë në komunizëm, kur punonte në kooperativë.

“Gjithmonë jam marrë me to. Sa e kam bo jetën jam marrë me to. kam bërë pak shkollë 4 vjeçare. Shkollë të lartë nuk kam mbaruar. Pasi mbarova 4 vjet shkollë jam marrë bagëtitë e shtëpisë që I kemi patur.40 dhenë,7 lopë. Me pas u bë kooperativa. I tufëzuan dhe më pas kam dalë në kooperativë të punoja. Në kooperativë jemi troshit dhe asgjë nuk kemi marrë. Një kaqore bukë. E dhe ajo bukë thekre. Jeta ka qenë  shumë e vështirë”.

Na tregon se në vitet ’60 i doli bursa për edukatore, por nuk shkoi në shkollë të mesme. Ndërsa 3 vite më pas u martua dhe tashmë ka dy fëmijë, nipër e mbesa.

“Në shkollë kam dashur të shkoj. Por nuk shkova pasi nuk shkuan edhe shoqet e mia. Me doli bursa për edukatore kopshti. Nuk shkova se nuk kishte vajza të tjera në këtë shkollë. Prindërit nuk më thanë gjë por kishin frikë se çfarë mund të bëja tek shkolla. Jam martuar në 1963. Kam dy fëmijë. Djalë dhe Vajzë. Të martuar. Kam nipër e mbesa”.

Me torbë në shpinë, niset poshtë livadheve pasi na tregoi copëza nga jeta e saj si çobanja dhe gjyshja më e vjetër e fshatit Novosejë në Kukës.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/10/2022 01:35

    Cfare i ka bere injoranca,paragjykimet dhe kokefortesia Shqipeise,nuk ia kane bere as pushtuesit,megjithese shpesh i perdorim keta si /koke turku/ per te shfaqesuar te gjithe fatkeqesite,prapambetjen dhe problemet tona historikisht.Jo se ata nuk kane ndikuar,por ama nuk kam pare ne asnje vend perendimor,te mungoje deshira,vullneti dhe forca per te dale nga nje gjendje,apo situate e keqe sa te neve historikisht.Shpresoj qe femijet dhe niperit e kesaj bareshe te kene vazhduar shkollimin e te kene ndryshuar jetesen.

    Përgjigju
  • Ledi: 16/10/2022 11:08

    Faqet rrumullake, buzet si me botoks ja keto te ofron ushimi i shendetshem dhe ajri i paster. Dhe ata qe jetojne me strese ne mes te qytetit jane shif e shkruj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?