Foto ilustruese

Shëndeti

Një javë para nisjes së mësimit në auditore, Ministria e Shëndetësisë thirrje studentëve për t’u vaksinuar: Shfrytëzojeni javën e vaksinimit pranë fakulteteve

11 Tetor 2021, 10:28| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 10:32

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ftuar të gjithë studentët që ende nuk janë vaksinuar për të shfrytëzuar këtë javë të vaksinimit pranë fakulteteve.

Vaksinimi i studentëve pranë fakulteteve do të vijojë gjatë gjithë javës në të gjitha qytetet universitare në vend sipas një kalendari tashmë të përcaktuar.

"Një ftesë për çdo student që ende nuk është vaksinuar, të shfrytëzojë këtë javë të vaksinimit të studentëve pranë fakulteteve, për të mbrojtur veten por edhe si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit", shkruan Manastirliu.

Ekipet e vaksinatorëve do të jenë në të gjitha universitetet e vendit për të pritur studentët që të vaksinohen. Ditën e sotme ekipet e vaksinatorëve janë të vendosur në Fakultetin e Stomatologjisë, Universitetin e Sporteve dhe atë të Arteve në Tiranë, në Godinën e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Shkodër, tek Godina e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave Humane në Vlorë, në hollin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirkastër, pika pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Mjekësisë dhe Infermierisë në Korçë, Korpusi kryesor i Universitetit dhe Fakulteti Shkencave Teknike Mjekësore në Elbasan.  Mësimi në universitete nis të hënën e ardhshme.


Lajmi kryesor:

Nis java e vaksinimit masiv të studentëve, rritet interesi në pikat e ngritura pranë fakulteteve


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?