Elvis Mata, një ish drejtor në DIA, kompania e Kastriot Ismailajt mund të jetë ‘çelësi i zbardhjes së aferës së CEZ-DIA. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se ai mund të jetë bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.
I pyetur për këtë çështje Ilir Meta e quajti Matën mashtrues.
“Mashtrim ordiner, është përjashtuar nga LRI që në vitin 2005, Kush i ka dhënë udhëzimet që të pritet Ilir Meta në SPAK? Nga Kongresi i Partisë. Ilir Meta është ai që e kanë njohur dhe e njohin të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Ilir Meta 3 orë në SPAK, pyetet për aferën CEZ-DIA! Ish drejtuesi i LRI ‘bashkëpunëtor i drejtësisë’? Kreu i PL: Mashtrues ordiner, s’kam asnjë lidhje
K.T.//ReportTv.al