Urgjenca infektive

Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit

19 Dhjetor 2022, 19:56| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 20:07

  • Share

Një person i infektuar me Covid ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ndërkohë në gjithë vendin janë regjistruar edhe 3 raste të reja të infektimit me covid. në Durrës, Vlorë, Berat.

Në total janë kryer 58 testime në të gjithë vendin. Në total mësohet se 185 qytetarë në të gjithë vendin janë të infektuar me covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë thirrje që qytetarët të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                3

Të shëruar në 24 orë             23

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                       58

Testime totale                   2,015,415

Raste pozitive                      332,556

Raste të shëruara                  328,776

Raste Aktive                             185

Humbje jete                              3,595

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    142

Fier                           12

Vlorë                         6

Durrës.                      6

Gjirokastër                6

Lezhë.                        4

Berat.                        4

Shkodër                 3

Elbasan.                   1

Korçë.                       1

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?