Portieri Gianluigi Buffon

Një hap larg Juventusit, Buffon ngre në qiell Di Marian: Do jetë si Maradona në Seria A

20 Qershor 2022, 13:25| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 13:28

  • Share

Angel Di Maria këtë javë do japë përgjigjjen përfundimtare nëse do bashkohet ose jo me Juventusin, pasi argjentinasi doli si lojtar i lirë nga Paris SG. Klubi italian e kërkonte për dy vite, por tani po negociohet vetëm për një. Aktualisht anësori është 34-vjeç dhe pikëpyetje, por jo për Gianluigi Buffon.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, 44-vjeçari i ka thurur elozhe sulmuesit argjentinas dhe cilësive të tij duke thënë se në Serinë A ai do të bëjë diferencën ashtu si bënte një tjetër legjendë argjentinase si Diego Armando Maradona në kohërat e tij te Napoli.

“Ka një teknik që mungon në Serinë A. Shënon dhe luan në disa role, është i nënvlerësuar sepse ndodhet në hijen e kampionëve të tjerë. Është një djalë i mirë dhe profesionist, nuk dorëzohet kurrë. Në këtë moment ai në Serinë A do të ishte si Maradona,”-u shpreh Buffon.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?