Kongresi i Elbasanit

‘Një gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare’, sot 114 vjetori i Kongresit të Elbasanit

2 Shtator 2023, 15:24| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 15:34

  • Share

Plot 114 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare.

“Kongresi i Elbasanit” është përkujtuar sot, në ditën kur nisi punimet, me përfaqësues nga trevat shqiptare dhe shqipfolëse, ku u vendos edhe për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit e cila përgatiti mësues për gjithë vendin dhe zhvilloi arsimin kombëtar.

Këtë ngjarje të rëndësishme për qytetin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërinë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka përkujtuar përmes një mesazhi në rrjete sociale, ku e cilëson Kongresin e Elbasanit një gur themeli në historinë e arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Një gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare. Mirënjohëse që sot Elbasani vazhdon të ruajë traditën shekullore në fushën e arsimit dhe kulturës.U përulemi me respekt të gjithë atyre patriotëve që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare”, ka shkruar Kushi.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?