Duke shpëtuar turistët në kanionin e Langaricës

Përmet/ Shpëtohen 23 turistë gjermanë, polakë e francezë, ishin bllokuar në kanionin e Langaricës

25 Shtator 2023, 14:30| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 01:04

  • Share

PERMET -  Policia u ka ardhur në ndihmë 23 turistëve gjermanë, polakë e francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, Përmet.

Mesditën e sotme policia kishte marrë njoftim se gjatë eksplorimit të natyrës në këmbë, 23 turistë kishin mbetur të bllokuar, në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet.

Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e zjarrfikësve.

Pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës nga reshjet.

23 turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?