Një grup qytetarësh protestë për ndotjen në Elbasan: Institucionet të marrin masa, fëmijëve u rrezikohet jeta nga çlirimi i gazrave

20 Nëntor 2023, 14:56| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 15:33

  • Share

Elbasani është një ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri nga industria e rëndë. Para dy javësh zjarri i rënë në ish-kombinatin Metalurgjik la pas një ndotje të frikshme. Në këtë kuadër pjesëtarë të shoqërisë civile, intelektual dhe qytetar protestuan sot para Bashkisë Elbasan. Pavarësisht kauzës jetike u vu re një pjesëmarrje  e ulët në proteste. Sakaq protestuesit kërkuan marrjen e masave nga ana e institucioneve për operatorët industrial që veçanërisht fëmijët  të thithin ajër të pastër e jo t’u rrezikohet jeta prej çlirimit të gazrave.

Pasojat e ndotjes i vuajnë qytetarët. Njëra nga ato është Fatbardha Topuzi e cila po lufton me një sëmundje të rëndë.

Në Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve ata kërkojnë të thithin ajër të pastër.

Pas protestës të pranishmit nisën nënshkrimin e një peticioni ,ndërsa ky i fundit do të rrugëtojë në lagje të ndryshme të Elbasanit për t’iu dorëzuar në fund pushtetit lokal, ku do t’i kërkohet marrja e masave imediate për minimizimin e ndotjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?