Goli i Dragusin

Një gol në 'Ferraris', Genoa fiton dhe 'zhyt' Veronën në fundin e Serie A (VIDEO)

10 Nëntor 2023, 22:43| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 22:45

  • Share

Në stadiumin "Luigi Ferraris", Genoa fitoi 1-0 kundër Veronës për javën e 12-të në Serie A. Përballja ishte e bukur, e luftuar dhe me raste në të dyja portat. Ndeshja u vendos në minutën e 44, kur Dragusin shënoi një gol të bukur duke mposhtur portierin Montipo. Edhe pse në pjesën e dytë Baroni i miqve kreu pesë zëvendësime, ishte skuadra e Gillardinos që festoi me tifozët. Pas kësaj fitoreje, Genoa ngjitet në pozitën e 13-të me 14 pikë, duke lënë Veronën në vendin e 18-të me vetëm tetë pikë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Asnjë fitore në 12 javë, Salernitana merr një pikë kundër Sassuolos! Genoa mund 1-0 Veronën


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?