'Një gjest patriotik e paska bërë Luli në listë', ironizon Mero Baze: Dules i ka vënë Idrizin sipër dhe Mesilën poshtë, s’ka ku luan tani 'greku'

9 Mars 2021, 18:53| Përditesimi: 9 Mars 2021, 18:55

  • Share

Gazetari Mero Baze ka ironizuar pozicionimin e aleatëve në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Baze ka shkruar me nota humori se lideri i PD-së Lulzim Basha ka rrethuar Vangjel Dulen nga politikanët e PDIU-së.

“Një “gjest patriotik” e paska bërë Luli në listë.Vangjel Dule i ka vënë Shpëtim Idrizin siper e Mesila Dodën poshtë.S’ka ku luan tani “greku” se e kanë rrethuar çamët”, ironizon Baze.  

Shpëtim Idrizi renditet i 9 në listën e PD për Tiranë, Vangjel Dule i 11 dhe Mesila Doda në vend të 12.

Komento

Komente

  • Ana Bolena: 09/03/2021 19:57

    Haaha,Haa,sa kam qeshur!..i madh je o Mero, Paç uratën!..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?