Erion Veliaj dhe Ilir Alimehmeti

Një garë Veliaj-Alimehmeti ia vlen ta ndjekësh

9 Nëntor 2022, 11:45| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 11:47

  • Share

Erion Veliajn nuk e mund dot një kandidat politik. Kjo është bindja ime. As Belindi, që duket i projektuar, as Gerti, të tjerët jo e jo. I vetmi, për mua, që mund t’ia vështirësojë punën Veliajt, është Ilir Alimehmeti. Sigurisht edhe kjo ka disa “nëse” nga pas, duke nisur që nga fakti se vetë konkurrentët e primareve në Tiranë, minimalja nuk duhet të votojnë personalisht nga inati kundër nëse humbasin.

Por pse Alimehmeti? Për faktin se ka qenë pothuaj jashtë politikës dhe fare mirë mund të tërheqë pjesë të konsiderueshme të elektoratit gri. Alimehmeti nuk është thjesht “tirons”, është kryeqytetas. Komunikimin e ka me të gjithë qytetarët edhe për shkak të punës së tij si mjek. Nuk mbahet mend për asnjë ekstremizëm të tij, e aq më shumë për qëndrim në xhepin e sipërm të xhaketës së ndonjë lideri politikan. Njerëzit mund ta votojnë si partiakë, si të pakënaqur nga të tjerët, si mjek që i ka qetësuar në momente ankthi prej pandemisë, apo thjesht si ndryshim.

Të themi realitetin. Erion Veliaj është makineri elektorale për kryeqytetin. Ka eksperiencë. Ka mbështetje. S’ka përçarje. Në llogari të fundit gjithë PS do të bëhet bashkë. Letrat në tavolinë janë në krahun e tij.

Unë betejën e vërtetë e shoh në rrjetet sociale dhe portale, më pak në TV. Kush do t’i zotërojë, mund të krijojë frymën, pozitiviste, apo negativiste, si të vendosin drejtuesit e fushatave. Normalisht çdo demokrat duhet t’i hedhë një sy rrjeteve se ku anojnë. Alimehmeti për mua është i vetmi që mund të krijojë frymë. Dhe prapë sërish do e ketë shumë të vështirë, kur mendon se në skenë pas Veliajt ngjitet Rama, ndërsa në skenën e Alimehmetit s’ka kush ngjitet.

Gjithsesi, fillimisht demokratët duhet të tregojnë zgjuarsi, duke zgjedhur Alimehmetin, jo pse dy djemtë e tjerë nuk vlejnë, por sepse për shkak të politikës se mbrapshtë të PD këto vite, ata dashur padashur janë bërë pjesë e së tërës, dhe duan apo nuk duan janë dëmtuar nga kjo.

Erion Veliajn mund ta urrejnë, ta akuzojnë, ta shajnë, ta përçmojnë, por realiteti është i thjeshtë: Duhet ta mundin.

Një garë Veliaj-Alimehmeti ia vlen ta ndjekësh. Besoj, janë të vetmit që mund të na dhurojnë edhe një debat në distancë, por sidmos një debat sy më sy, se si e shohin ata të ardhmen e qytetit, taksat etj…përballje që nuk e kemi parë ndonjëherë, dhe që mund ta fusë politikën e ekstremit në hulli të logjikës normale të një konkurrimi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jola: 09/11/2022 18:02

    E ka te fituar Alimemeti

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/11/2022 13:12

    Llapaqenëria e G99,shitesit te fiqve që e martoj nenaushtarake me shpenzimet e veta ne kalanë e Gjirokastres,eshte aq e neveriteshme per popullin e Tiranës,sa ai drejtperdrejt nuk merr as 30% te viteve. Tjeter gje pislleku qe e shoqeron procesin e votimit ne Tirane dhe Shqiperi.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 09/11/2022 13:08

    Mirë e ke, po jo dhe aq. Çdo kandidaturë që vjen nga shpella e Berishës meriton ta trajtosh siç duhet trajtuar Berisha. Kaq. Ata që futen nën sqetullën e doktor mortjes, në mos janë fiks si ai kanë erën e qelbur të asaj djerse, erën e ndyrë të gojës së tij dhe, do ishte fat e çudi të mos kenë etje për gjak si ai. Se, ndryshe, pse ulen në prehrin e një vrasësi e antishqiptari?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?