Një fundjavë në Dardhë? Nëse keni bërë plane, lexoni më parë këtë informacion dhe shikoni si ka zbardhur sot fshatin turistik në Korçë

15 Dhjetor 2023, 12:54| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 13:11

  • Share

 

Nëse keni plane për të kaluar këtë fundjavë në fshatin turistik të Dardhës, po ju japim disa informacione të vlefshme.

Mëngjesin e kësaj të premte kanë rinisur rreshjet e dëborës në Fshatin Turistik të Dardhës. Reshjet e dendura vijojnë me intensitet mesatar por pa sjellë probleme në qarkullim në akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë. Ndërkohë trashësia e dëborës ka shkuar mbi 5 cm

Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren duke punuar pa ndërprerje.

Temperatura në Dardhë është zero gradë.

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet e ditur se kontraktorët po punojnë pa pushim përgjatë aksit rrugor Boboshticë – Dardhë, aty ku stuhia e dëborës ka goditur me intensitet më të lartë.

Momentalisht nuk raportohen bllokime të rrugëve, por në të gjitha rastet rekomandohet për drejtuesit e automjeteve të përdorin pajisjet dimërore. Gjithashtu të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. Temperaturat gjatë natës, pritet që të shkojnë deri në -3 gradë celsius në këtë zonë. Ndërsa ambientet akomoduese janë plotësisht të rezevruara për këtë fundjavë në zonën e fshatit turistik të Dardhës.


Lajmi kryesor:

Fundjavë me dëborë në Korçë, Shkodër dhe Kukës! Rrugët e hapura në fshatrat turistikë Dardhë e Theth! Rama: Borëpastrueset në terren, lëvizni me zinxhirë


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?