Denver - Miami

Një fitore larg titullit kampion në NBA, Nuggets 'nxijnë' Miami Heat

10 Qershor 2023, 23:08| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 23:09

  • Share

Denver Nuggets ka fituar edhe ndeshjen e katërt në finalen e “Play-Off”-it në NBA, duke mposhtur Miami Heat me rezultat 108-95.

Përballja e katërt e zhvilluar në “Kaseya Center” i ka takuar përsëri Denver Nuggets, të cilët dërguan epërsinë e finaleve në 3-1. Çereku i parë i ndeshjes ishte krejtësisht i barabartë, duke përfunduar me rezultat 21-20, në favor të Heat, ndërsa në çerekun e dytë Nuggets ishin më mirë. Miqtë arritën ta fitojnë 10 minutëshin e dytë me rezultat 35-30 duke shkuar në pushim me epërsi prej katër pikësh 51-55.

Në çerekun e tretë, Nuggets vazhduan me lojë të mirë dhe çuan rezultatin në 86-73. Perioda e fundit ishte tërësisht e barabartë për të dyja skuadrat, me miqtë që arritën ta ruajnë epërsinë duke mbyllur çerekun 22-22 dhe në fund fituan me rezultat të përgjithshëm 108-95.

Dy lojtarët më të dalluar te Nuggets ishin Nikola Jokic me 23 pikë, 12 kërcime e 12 asistime dhe Jamal Murray me 15 pikë e 12 asistime. Te Miami më të dalluarit ishte Jimmy Butler me 25 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe Bam Adebayo me 22 pikë e 11 kërcime. Ndeshja e pestë zhvillohet pas dy ditësh apo më saktë në mëngjesin e së hënës, me Nuggets që janë një fitore larg titullit kampion në NBA.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?