Një falenderim nga zemra! Mesazhi i ambasadores së SHBA-së për infermierët, policët, vullnetarët e sanitarët

18 Mars 2020, 16:21| Përditesimi: 18 Mars 2020, 16:25

  • Share

TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim falenderon të gjithë mjekët, infermierët, policët, vullnetarët dhe sanitarët që po bëjnë gjithçka për të siguruar që të gjithë të jemi të sigurt dhe jeta të vazhdojë në vendin tonë.

"Përshëndetje! Ndërsa bashkojmë forcat tona për të luftuar koronavirusin, do të merrja disa çaste për të falenderuar në emër të të gjithë ambasadës së SHBA-së, të gjithë doktorët, infermierët, policët, vullnetarët dhe sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara, për të siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë.

Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni cdo gjë që e gjithë bota adhuron tek Shqipëria dhe populli shqiptar. Kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës suaj ne do t'ia dalim së bashku. Faleminderit nga zemra" mbyllet mesazh i Kim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sokoli: 18/03/2020 22:50

    DUAM RESPIRATORE,,FALENDERIME KEMI ME SHUMICE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?