Një ëmbëlsirë që ia vlen të përgatitet, tortë e ftohtë me limon nga zonja Albana

7 Mars 2023, 11:51| Përditesimi: 7 Mars 2023, 11:54

  • Share

Tortë e ftohtë me shije limoni

Përbërësit:

Baza:

  • 200 gr biskota ose krakera të kripur
  • 60 gr sheqer
  • 115 gr gjalpë në temperaturë ambienti

Kremi:

  • 170 gr krem djathi
  • 200 ml pana
  • 500 gr kos i trashë
  • 1 limon (lëkura dhe lëngu)
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 4 lgj qumësht i kondensuar

Shtresa e sipërme:

  • 200 ml ujë
  • 4 lgj niseshte
  • 2 lgj sheqer
  • 120 ml lëng limoni
  • 1 lç kurkuma

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Thërrmojmë krakërsat ose biskotat derisa të bëhen pluhur. Shtojmë sheqerin dhe gjalpin e butë të prerë në copëza. E punojmë mirë masën derisa përbërësit të homogjenizohen. E hapim bazën e tortës në një tavë rrumbullake duke e bërë brumin të ngjitet edhe në skajet. E vendosim në frigorifer për 15 minuta dhe më pas në furrë për rreth 12-15 minuta, derisa baza të marrë një ngjyrë të lehtë të artë.

Ndërkohë përgatisim kremin: përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të homogjenizohen. Kremin e përgatitur e hedhim mbi bazën e biskotave, e nivelojmë mirë dhe e lemë të ftohet.

Ndërkohë përgatisimin kremin e shtresës së sipërme. Vendosim në zjarr niseshten e tretur në lëngun e limonit, shtojmë ujin, sheqerin dhe kurkumën. E lemë derisa masa të trashet dhe e shtojmë mbi tortën. E dekorojmë me feta limoni, pak sheqer pluhur, e vendosim në frigorifer dhe më pas e shërbejmë të ftohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?