Përmbytje në Pakistan

Bota

Një e treta e Pakistanit nën ujë, 33 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente! OKB rrit mbështetjen për vendin

4 Shtator 2022, 14:38
  • Share

Një e treta e Pakistanit është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut që mbuluan vendin javët e fundit. Si pasojë e përmbytjeve, më shumë se 1200 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa 33 milionë njerëz kanë nevojë emergjente për ndihmë.

Sipas vlerësimeve fillestare të qeverisë, shiu dhe përmbytjet kanë shkaktuar 10 miliardë euro dëme. Zyrtarë dhe ekspertë të shumtë kanë fajësuar ndryshimet klimatike, për përmbytjet katastrofike, teksa Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, tha në fillim të kësaj jave tha se bota nuk po reagon sic duhet gjatë kësaj krize me pasoja vdekjeprurëse

Agjencitë e OKB-së ndërkohë po rrisin mbështetjen e tyre për Pakistanin, por përmbytjet janë më vdekjeprurësit në më shumë se një dekadë dhe parashikohen më shumë shira të dendur në ditët në vijim.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi rikthen kaosin në Kuvend, si e vlerësoni?