Foto ilustruese

Një e diel e 'zezë' për Greqinë, 1.698 raste të reja me COVID-19 dhe 71 të vdekur

15 Nëntor 2020, 18:10| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 18:25

  • Share

GREQI- Një rekord i "zi" shënohet përsëri në Greqi. Numri i rasteve dhe i vdekjeve nuk po ulet por vetëm po rritet.

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 1.698 persona duke çuar numrin e të prekurve në 74205.

392 persona po trajtohen me intubim dhe 71 persona fatkeqësisht e humbën betejën me virusin.

Mosha mesatare e të vdekurve nga COVID-19 është 80 vjeç dhe 97% prej tyre kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese .

Pavarësisht masave drastike të marra nga qeveria greke në mposhtjen e virusit, rastet qëndrojnë të larta.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?