'Një dorë në revani dhe një dorë në bakllava', Kryemadhi: Ka socialistë që e gjejnë veten te LSI

7 Shtator 2020, 21:47| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 22:26

  • Share

Ironisë të kryeministrit Rama se ka hipur në varkë po nuk ka vela, Kryemadhi iu përgjigj se ajo hipën në vakrat e shqiptarëve dhe jo në jahtet e oligarkëve. Kryemadhi madje ka bërë një deklaratë të fortë se ka socialistë që nuk e duan Ramën dhe e gjejnë veten më shumë tek LSI duke u shprehur se "duan një dorë në revani dhe një dorë në bakllava".

"Unë hipi te varka në Pogradec, unë hipi te varka e shqiptarit, ai hipën në jahtet e oligarkëve. Njerëzit kur nuk të duan më të tregojnë axhendën se ku hyri e ku doli. Këto që më tregojnë nuk janë mbështetësit e  mi, por janë socialistët që duan një dorë në revani e një dorë në bakllava. Socialistët  e vërtetë janë rrugëve, janë të diskriminuar, PS është e vlerave, e solidaritet njerëzor dhe ata e gjejnë vetën në LSI", tha Kryemadhi


Lajmi kryesor:

Kryemadhi në Report Tv: Kryeministri i përdor listat e hapura për të hequr vëmendjen nga situata! Basha është joshur për t'u afruar me Ramën, por ka rezistuar


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?