Alfred Moisiu dhe Bajram Begaj

Një ditë pas zgjedhjes si president, Begaj për Report Tv pas takimit me Moisiun: I nderuar që jam pranë këtij burri patriot! Dhurata simbolike që i dha ish-kreu i shtetit

5 Qershor 2022, 13:44| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 15:39

  • Share

TIRANË- Bajram Begaj, një ditë pas besimit që i dha parlamenti i Shqipërisë për të qenë në krye të shtetit shqiptar, ka zhvilluar takimin e parë jozyrtar me ish-presidentin Alfred Moisiu.

Takimi është kërkuar nga vetë Begaj për një bisedë miqësore tyre, të cilët kanë diskutuar rreth zgjedhjes së tij si president i vendit.

Mësohet se ish presidenti Alfred Moisiu ka folur me Bajram Begaj mbi përvojën e tij 5 vjeçare në krye të shtetit shqiptar. Ndërsa Alfred Moisiu i ka dhuruar presidentit të ardhshëm edhe librin e tij ‘Midis Nanos dhe Berishës’. Takimi mes tyre ka zgjatur 1 orë e 30 min.  

Pas bisedës mes tyre, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ka bërë publike një foto me ish kreun e shtetit dhe ka dhënë një prononcim për Report Tv në lidhje me takimin e zhvilluar. I përulur dhe i nderuar, thotë Begaj për Report Tv, që është pranë një burri të urtë e patriot si Moisiu, i cili tashmë i përket historisë së vendit si president i të gjithëve.

Begaj dhe Moisiu kanë njohje të vjetër pasi vijnë nga e njëjta fushë, të dy ushtarkë. Në ditët në vijim Begaj pritet të takohet me ish-presidentët Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani.

Begaj u zgjodh një ditë më parë presidenti i 8-të i republikës së Shqipërisë post-komuniste. Begaj u zgjodh në raundin e katërt të votimit, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Ora 15:14
Pas takimit me Moisiun, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj reagon për Report Tv: I nderuar që jam pranë këtij burri të urtë e patriot

1654434715_167a5c806ac546fb9806e2ad9162b44e.jpg

Pas bisedës së zhvilluar me Alfred Moisiun, presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ka publikur një foto me ish-kreun e shtetit dhe ka dhënë një deklaratë për Report Tv në lidhje me takimin mes tyre. I përulur dhe i nderuar, thotë Begaj për Report Tv, që është pranë një burri të urtë e patriot si Moisiu, i cili tashmë i përket historisë së vendit si president i të gjithë shqiptarëve.

'I përulur dhe i nderuar pranë këtij burri të urtë dhe patriot, i cili tanimë i përket historisë së vendit tonë si një president i të gjithë shqiptarëve. Me të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët. Faleminderit me mirënjohje për bekimin tuaj zoti President, Alfred Moisiu!'- tha Begaj për Report Tv.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?