Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me kreun e Rithemelimit, Sali Berisha në selinë e Rithemelimit.
Biseda mes tyre zgjati rreth gjysmë ore dhe raportohet se është diskutuar për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ky takim vjen një ditë pasi secili prej të dyve u takua me shefen e misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it.
Dje Audrey Glover fillimisht u takua me Ilir Metën në selinë e Partisë së Lirisë për të diskutuar lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një reagim pas takimit, Meta tha se i ka shprehur Gloverit shqetësimin për shpërdorimin flagrant të fondeve financiare publike, përdorimin e administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet, duke dhunuar Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër.
Pas takimit me Metën, përfaqësuesja e lartë e ODIHR u takua edhe me Berishën dhe ky i fundit bëri me dije se gjatë takimit u diskutua për problematikat e zgjedhjeve dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Meta dhe Berisha me një miting të organizuar në stadiumin ‘Air Albania’, hapën fushatën elektorale të koalicionit të tyre ku prezantuan para simpatizantëve 61 kandidatët për kryetarë të bashkive të vendit.
Kush ta besonte se do vinte nje dite qe likja mashtrusi do dilte nga zyra e Sales me gishtat lart!!
Përgjigju