Albin Kurti dhe Olivier Guerot

Një ditë para takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Kurti takon ambasadorin francez

13 Shtator 2023, 22:40| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 22:43

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit Kurti të mërkurën teksa tregohet se është diskutuar edhe për takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, nesër në Bruksel.

"Ambasadori Guerot e uroi Kryeministrin për kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ofroi ndihmën dhe përvojën e Francës nga organizimi i këtyre lojërave në vitin 1993. Kryeministri e mirëpriti gatishmërinë e Francës për mbështetje dhe tha që ne synojmë të mësojmë nga Franca dhe të bashkëpunojmë për organizim sa më të mirë. Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj”, përmbyllet njoftimi.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?