Kryeministri britanik Boris Johnson

Bota

Një ditë para se Anglia të heqë masat anti-COVID, vetizolohet Boris Johnson, pas kontaktit me një të infektuar me koronavirus

18 Korrik 2021, 17:47| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 16:33

  • Share

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe ministri i i Financave, Rishi Sunak, janë vetëizoluar pas kontaktit që patën me Sekretarin e Shëndetësisë Sajid Javid, i cili ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

‘Ashtu si qindra mijëra njerëz të tjerë në të gjithë vendin, unë jam izoluar. Më është kërkuar të vetë-izolohem nga sistemi Test Trace dhe Isolate.’- tha Boris Johnson.

Një ditë para se Anglia të heqë kufizimet anti-COVID, kryeministri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm.

Izolimi i tyre ndodhi pasi dy zyrtarët kryesorë të qeverisë Britanike, po merrnin pjesë në një projekt pilot, që do t'i lejonte ata të vazhdonin të punonin në zyrë, kur personat e tjerë të përfundonin orarin e punës. Megjithatë, Johnson e ndryshoi këtë vendim vetëm tri orë më vonë, për shkak të kritikave të shumta.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?