Jamarbër Malltezi

Një ditë para protestës, dhëndri i Berishës inaguron xhami te pronat nën hetim të ish-Kompleksit 'Partizani'

11 Nëntor 2022, 22:12| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 00:19

  • Share

Një ditë para protestës, familja Berisha ka inauguruar një xhami të ngritur në pronat e ish kompleksit Partizani. Vetë Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve ka publikuar fotografitë e xhamisë.

Dhëndri i Berishës shkruan si të jetë kreu i KMSH duke thënë se faltorja u përurua për besimtarët ndërsa hedh akuza se komunizmi ia grabiti prona dhe nuk e gëzuan dot, pavarësisht se nisën procesin e kthimit të pronës.  

“Lavdi Zotit faltorja në Magnet u përurua sot për besimtarët. Brezit të gjyshërve tanë komunizmi jua grabiti pronat dhe ndonëse nisën procesin e kthimit të pronës ata vdiqën e nuk gëzuan dot. Sot po gëzojmë pronën e te parëve që bënë sakrificat.

Falënderojmë Zotin qe na e mundësoi dhe te leme ca shenja qe te jene per shume e shume kohe edhe kur mos jemi më në këtë jete. Faleminderit Adi Banaj si promovues, kurator dhe koordinues i besimtareve qe donin te kontribuonin ne vend-faljen per te nderuar e kënaqur te madhin Zot!  Falënderojmë disa dhjetëra besimtare qe kontribuan me bujari qe kjo faltore te kurohej ne cdo detaj nga Adi.

I lutemi Zotit te na pranoje kete faltore si vend per te nderuar Zotin, si vend per promovimin e familjes dhe si qender tolerance e dije. Falenderojme Dorian Demetja qe filloi qysh sot si imam dhe mesues i brezit te Ri ne kete faltore. Zoti i ndriçoftë mendjen dhe i pastroftë shpirtin të gjithë besimtarëve dhe banoreve te ketij kompleksi”, shkruan Malltezi.

Xhamia është ndërtuar në kompleksin e pallateve në pronësi të tij, në një tokë që e ka marrë me nje procedure mbi te cilen po heton Spak.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DAKU: 12/11/2022 08:20

    normale me leket e ruseve dhe leket tona te piramidave.......kerkojne te lajne gjynahet tani.zot denoji mekataret

    Përgjigju
  • Geri: 12/11/2022 08:10

    Mullahu Dhëndëri i mullah saliut Ça bohet ktu mr na myten idiotat po shokin mrapsht

    Përgjigju
  • Okay: 12/11/2022 04:36

    Per njat keni nevoj o popull injorant mir e keni edhe pak e keni oooooo idiota

    Përgjigju
  • Iris: 12/11/2022 01:28

    Ose kerkon te laje mekatet,ose kujton se prania e xhamise do t'ia //shpetoje// nga shembja kullat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?