Një ditë para derbit, gjykata dënon me 12 muaj shërbim prove tifozin e Tiranës që ndezi flakadan

27 Shkurt 2020, 21:02| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 21:27

  • Share

Vetëm një ditë pas zhvillimit të derbit sportiv mes ekipit të futbollit Tirana dhe Partizani, mësohet se Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burgim një tifoz të Tiranës. Në derbin e parë të 13 dhjetorit 2019, ky tifoz është konstatuar se ka ndezur flakadanë në stadium. Vendimi për dënimin e tifozit Armando Balliu është marrë nga gjyqtarja Rexhina Merlika, e cila ka vendosur të deklarojë fajtor Balliun, dhe dënuar me 6 muaj burgim për akuzën e “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Ky dënim me burg, është konvertuar në një dënim me shërbim prove për një periudhë 12 mujore.

Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës rezulton se në datën 13 dhjetor 2019 rreth orës 19:00 në stadiumin "Air Albania", po zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani-Tirana . Duke parë këtë ndeshje ka qenë edhe Armando Balliu. Në momentin që ekipi për të cilin ai është tifoz e konkretisht skuadra e futbollit të Tiranës, ka shënuar gol ndaj skuadrës kundërshtare Partizanit, Armando Balliu, ka reaguar duke hedhur në shkallët e stadiumit një fishek zjarr që shkaktonte shumë tym. Pasi ka përfunduar ndeshja e futbollit, shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, pasi kanë këqyrur edhe kamerat e sigurisë të këtij ambient, kanë shoqëruar Armando Balliu në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë. Edhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, konfirmohet fakti se personi nën hetim ka pasur një fishekzjarr, të cilin e ka ndezur dhe e ka hedhur më pas në shkallët e stadiumit. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Balliu, ka deklaruar se është e vërtete që ka ndezur një fishekzjarr në momentin që ekipi tij i zemrës kishte shënuar gol ndaj ekipit kundërshtar. Balliu deklaroi se e ka mbajtur në dorë derisa është shuar e me pas e ka hedhur tek shkallët e stadiumit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?