Ish kryeministri, Sali Berisha

Një diferencë krahasuese midis Sali Berishës dhe Rrahman Rrajës

9 Korrik 2023, 11:15| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 11:16

  • Share

15 mars 2008, një biznes vdekjeprurës në Gërdec të Tiranës, i të birit të kryeministrit dhe deputetit Sali Berisha, shkaktoi 26 viktima, dhjetëra të plagosur dhe qindra dëme materiale. 15 mars 2008 deri sot e në vazhdim, i biri i ish-kryeministrit dhe deputetit Sali Berisha, nuk u pyet, nuk hetua, e afërmendsh, nuk u dënua kurrë.

15 mars 2008, ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha del në konferencë shtypi dhe përpiqet të transformojë ngjarjen për të nxjerrë të pa lagur të birin. 15 mars 2008 deri sot e në vazhdim, pavarësisht pamjeve të shpërthimit dhe fakteve që e lidhnin familjen e tij me ngjarjen, përfshi edhe presionin publik mbi atë që ndodhi, ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha, nuk dha kurrë dorëheqje për atë tragjedi njerëzore, as si kryeministër e as si deputet, edhe sikur në të mos ishte pleksur fare i biri, por vetëm ministri i tij i Mbrojtjes.

 6 korrik 2023, në Borizanë të Krujës, familjarët e një deputeti socialist, përfshi edhe të birin, ishin pjesë e një sulmi të dhunshëm kundrejt dy kushërinjve, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe fatmirësisht pa pasoja vdekjeprurëse.

7 korrik 2023, personat e përfshirë në ngjarje, arrestohen dhe do gjykohen nga drejtësia. 8 korrik 2023, babai deputet i njërit prej agresorëve, jep dorëheqjen edhe nën trysninë e opinionit publik, pavarësisht se ai nuk kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen. 8 korrik 2023, shkrihet i gjithë komisariati Krujë, drejtuesit e të cilit nuk ndoqën në kohë procedurat ligjore. 7 dhe 8 korrik 2023, ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha, nuk po lë orë të ditës pa bërë moral për ngjarjen e datës 6 korrik duke akuzuar kryeministrin Rama i cili kur ndodhi ngjarja as nuk ndodhej në Shqipëri. Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha nuk i vjen as tek maja e thoit Rrahman Rrajës.

Mjafton që të dëgjoni çfarë thoshte Berisha më 15 mars 2008 dhe deklaratën e sotme të deputetit Rraja, për të kuptuar ndryshim kanë me njëri - tjetrin këta 2 politikanë, ndonëse njëri kapi majat e pushtetit politik si president dhe kryeministër, kurse tjetri nuk shkoi më shumë sesa kryetar komune dhe deputet.

P.S. Që mos e lë pa përmendur, më 22 janar 2021, me urdhër politik nga Sali Berisha, drejtuesit e policisë nuk pranonin të zbatonin urdhrin e prokurorisë për të arrestuar vrasësit e 4 demonstruesve në bulevard, sepse sipas tyre, nëse ata do arrestoheshin, do “demoralizoheshin” ushtarët e tjerë të Gardës. Domethënë, demoralizoheshin dhe nuk vrisnin më në të ardhmen me urdhra politik.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • altini: 09/07/2023 15:08

    po bere kete lloj diference ska per tu bere shteti ndonjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?