Një “dado” për qenin, tashmë një profesion gjithnjë e më i kërkuar në Shqipëri

1 Tetor 2018, 15:59| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 16:10

  • Share

Deri pak vite më parë, “një dado” për qenin mund të dukej shumë qesharake. Por sot në Shqipëri, veçanërisht në kryeqytet, shëtitësi apo kujdestari i qenit po shndërrohet në një profesion të vërtetë dhe shumë të kërkuar ashtu siç ka ndodhur edhe me vendet e zhvilluara ku “dog walker” (shëtitësi i qenve) është prej dekadash një profesion i mirëfilltë. “Rreze Dielli” intervistoi veterineren Kornelia Kokona dhe Arbër Tërvolin, edukator për sjelljen e qenve të cilët treguan se si ata e kanë shndërruar pasionin e tyre për kafshët, veçanërisht për qentë në një profesion mjaft fitimprurës. Është pikërisht pasioni për qentë që i bëri ata bashkë jo vetëm profesionalisht por edhe në aspektin personal, pasi tashmë Kornelia dhe Arbëri janë një çift që bashkëjetojnë të lumtur bashkë me 2 vogëlushët e tyre me 4 këmbë Ziko dhe Ulka, ndërsa shpresojnë që në të ardhmen të bëhen një familje edhe më e madhe, bashkë me fëmijët e tyre. Shëtitësi i parë profesionist i qenve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendohet të ketë qënë Jim Buck, i cili në vitin 1960 krijoi shërbimin e parë për qentë në New York.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?