Bota

Një burrë i ofendon gruan, kryeministri kanadez Justin Trudeau ia kthen në mënyrë epike (VIDEO)

15 Shtator 2021, 11:54| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 12:02

  • Share

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është dalluar për natyrën e tij, tejet sportive, por ditën e djeshme ai i është kundërpërgjigjur shpejt një burri që e pengoi përderisa po bëhej gati për të dhënë një deklaratë në mjedis të hapur.

Trudeau ishte  gati të fillonte kur një burrë filloi t’i fliste nga larg me gjuhë fyese. Ndonëse fillimisht e injoroi, Trudeau nuk qëndroi i heshtur, kur burri ia ofendoi bashkëshorten.

Burri madje e kërcënoi kryeministrin kanadez, duke i thënë: “Eja, ja ku jam. F***! Ti jashtëqitje pulash! Ku është gruaja jote? Kam dëgjuar se është lav***.”

Trudeau ia ktheu: “A nuk ka ndonjë spital ku do të duhej të shkoje në këto momente?”, shkruan Independent.

Ndryshe, Trudeau ka pësuar rënie të përkrahjes në anketa para zgjedhjeve dhe pushteti i rrezikohet nga kandidati konservator i opozitës, Erin O’Toole.

Protestuesit kundër vaksinave për Covid-19 janë shfaqur në shumë tubime të fushatës së kryeministrit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?