Një beqar i vërtetë, 29-vjeçari mbush qytetin me postera gjigantë për të gjetur grua 

6 Janar 2022, 09:42| Përditesimi: 6 Janar 2022, 09:48

  • Share

Në një kohë kur shumica prej nesh po i drejtohen rrjeteve sociale, apo edhe rrethit tonë të të njohurve për të gjetur gysmën tjetër, Mohammed Malik, një i ri nga Londra ka vendosur të ndërmarrë një veprim krejtësisht ndryshe.

29-vjeçari beqar zgjodhi të përdorte billbordet, posterat gjigantë të qytetit britanik të Birminghamit për t'u 'reklamuar' për gruan e tij të ardhshme.

"Më shpëto nga një martesë me shkes", shkruhet me germa të mëdha në poster, ndërsa mesazhi shoqërohet me emrin e faqes së internetin ku kandidatet e mundshme mund të hyjnë për të takuar dhëndrin potencial. Malik përshkruan veten dhe se si dëshiron që të jetë gruaja e tij e ardhshme.

Duke iu përgjigjur pse zgjodhi këtë mënyrë për të gjetur gruan e jetës së tij, Malik thotë: “Thjesht nuk kam gjetur ende vajzën e duhur. Është e vështirë, më duhej të bëja një poster gjigant për t'u parë."

Sipas Malik, ajo që kërkon më shumë nga partnerja është “personaliteti dhe besimi” ndërsa thekson se reklama nuk është qesharake dhe se është i vendosur ta rikthejë atë.

Beqari sqaron gjithashtu se nuk është kundër martesave me shkes, por shton se thjesht dëshiron të përpiqet të gjej dikë vetë fillimisht.

Mohammed Malik
 

Komento

Komente

  • GOLI: 06/01/2022 14:01

    SIMBAS SHENIMIT,ÇUNI AKOMA S'JA DEL TE ZBERTHEJ TE THENEN E TE PARVE: PARA SE TE TE VAJTIN MENDJA PER MARTESE-MENDOHU MIIIIIIIRË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?