Së shpejti bashkëpunim me Elvana Gjatën? Ja si përgjigjet Yll Limani…

16 Prill 2020, 18:11| Përditesimi: 16 Prill 2020, 18:14

  • Share

I vetmi bashkëpunim që ka patur me këngëtare femra ka qenë ai me Tunën, ku “A don hala” u bë një nga bashkëpunimet më të suksesshme të Yll Limanit.

Këngëtari kosovar shprehet në një lidhje në emisionin “Rreze Dielli” se ky bashëpunim ka qenë një punë e mirë, ndaj është e vështirë të sillet një tjeër bashkëpunim, për të cilin këngëtari do të kërkonte të njëjtat standarde. Një bashkëpunim me Elvana Gjatën, për të do të ishte një gjithnjë I mirëpritur.

“Është një lloj komplikimi që ndodh kur parashikohet një bashkëpunim me femra sepse duhet patur parasysh disa gjëra, si ana estetike, edhe tingulli, tonalitetit I këngës, tema e saj.

Pas bashkëpunimit me Tunën, standardi duhet të jetë shumë I lartë, nëse vjen është e mirëseardhur, e nivelit të atij bashkëpunimi. Ka shumë artiste që mund të bashkëpunonim, Elvana Gjata është një nga ata që vlerësoj më shumë, pork a edhe shumë të tjera të të gjitha zhanerave”shprehet këngëtari.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?