Cristiano Ronaldo

Një avion me ndihma, Cristiano Ronaldo prek me gjestin për Turqinë dhe Sirinë

6 Mars 2023, 10:54| Përditesimi: 6 Mars 2023, 10:56

  • Share

Cristiano Ronaldo ka dërguar një avioni me sende përkujdesjeje për të prekurit e tërmeteve shkatërruese në Siri dhe Turqi. Tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë lanë më shumë se 50,000 viktima muajin e kaluar. Ish-sulmuesi i Manchester United, i cili tani luan për skuadrën saudite të Al Nassr, ka dërguar ndihma në zonat e prekura nga fatkeqësia.

Ronaldo ka paguar për tenda, pako ushqimore, jastëkë dhe batanije, shtretër, ushqim për fëmijë dhe qumësht dhe furnizime mjekësore për të ndihmuar në përpjekjet humanitare. Më shumë se 500,000 njerëz janë evakuuar nga 11 provincat e prekura të Turqisë dhe mbi 160,000 ndërtesa janë shembur.

38-vjeçari së fundmi bëri realitet ëndrrën e një djali nga Siria, i cili u tha punonjësve të shpëtimit se donte të takonte Ronaldon. Nabil Saeed e bëri kërkesën në një video të shpërndarë në mediat sociale dhe u ftua të shikonte Al Nassr teksa mposhti Al Batin 3-1 në Riad, duke takuar edhe idhullin e tij.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?