Një arkë peshk dhe një celular e çuan 10 muaj në burg, Gjykata e Posaçme shuan masën për ish-zëvendës ministren Voda, fiton lirinë

15 Korrik 2022, 13:15| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 13:19

  • Share

Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda, duke i dhënë asaj lirinë. Vetë Voda në dalje nga GJKKO ka thënë se do të luftojë sërish për të fituar pafajësinë e plotë.

Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të vuaj vetëm 10 muaj në qeli. Po ashtu edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg. Kujtojmë se SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe  nga 15 muaj për Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.

Rovena Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që kishin për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë nën akuzën e korrupsionit. Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.

Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Marrja e eurove dhe të mira materiale u filmuan, përgjuan dhe fotografuan nga SPAK, duke çuar në pranga Vodën.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kola: 15/07/2022 15:09

    Nuk e coi as arka as peshku por shperdorimi i detyres, korrupsioni pasiv dhe arroganca tipike qe buron nga arroganca ne pergjithesi prej te superkorrutuarit Rama.

    Përgjigju
  • Maks: 15/07/2022 14:51

    Ka lezet mi lal Per nje ark peshk dhurat 15 muaj burg Per qendra te vrar dhe dhjetra milion euro vjedhje dhe grabitje pronash as gjembi i vogel se shpon Ha ta lumsha moj drejtesia demokratike Posht komunizmi sepse ai i ka te gjitha fajet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?