I zë rryma elektrike në Berat/ Një 16 vjeçar humb jetën, babai niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës

5 Tetor 2020, 17:12| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 19:14

  • Share

BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lapardha të Beratit, ku 16 vjeçari Milkel Blicari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me telat e korentit.

Ai ka qenë duke korur misër në parcelë bashkë me të atin, Luftar Bilcari, 43 vjeç.

Fatkeqësisht 16 vjeçari ka rënë në kontakt me telat e korentit. Ndërkohë që i ati është munduar që ta shpëtojë, korenti e ka përplasur edhe atë, por ka arritur të shpëtojë dhe është dërguar me urgjëncë drejt spitalit të Traumës, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi i policisë: 

Berat/ Informacion praprak

Sot rreth orës 16;00 në fshatin Lapardha, Berat duke punuar me agregate bujqesor, kanë rënë në tension elektrikë dhe janë dëmtuar shtetasit L.Xh., 43 vjeç dhe M.Xh.,16 vjeç ( babë e birë).

Shtetasit u transportuan për në spitalin Rajonal Berat, por me gjithë ndihmën e dhënë shtetasi M.Xh ndërroi jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.

Ora 18:09
Babë e bir i zuri korenti në Berat, këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes së rëndë ku vdiq 16 vjeçari (EMRAT)

Milkel Blicari është 16 vjeçari që ka ndërruar jetë sot në fshatin Lapardhë të Beratit pasi e zuri korenti. Kurse babai i tij është Luftar Bilcari, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Report tv ka siguruar pamjet nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

16 vjeçari ka qenë duke korrur misër në parcelë kur e ka zënë korenti. I ati është munduar ta shpëtojë por nuk ia ka dalë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?