Një terapi lazer për sëmundjen
e Alzheimer dhe Parkinsonit

5 Nëntor 2013, 11:37| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Shkencëtarët zbulojnë një trajtim foto-akustik me lazer, një kurë potenciale për sëmundjet neuro-degjenerative si Alzheimer, Parkinson dhe Krocfild-Jacob, i njohur edhe si sindroma e lopës së çmëndur. 
 
Për të gjitha këto patologji neuro-degjenerative nuk ekziston ende një kurë për momentin, por vetëm trajtime për të limituar sindromat. 

Një grup shkencëtarësh të ardhur nga Chalmer University of Technology në Suedi dhe nga Polish Wroclaë University of Technology në Poloni, kanë zbuluar atë cfarë mund të shfaqet më vonë si kura për këto sëmundje të trurit. 

Duke përdorur një teknikë me lazerin me multi-fotone, kërkuesit kanë zbuluar se është e mundur të dallohen agregatet proteinike dëmtuese, të njohura edhe si bio-markuese, dhe shkaktare të mundshme për këto lloj sëmundjesh, ndryshe nga ato që janë tregues pozitivë për shëndetin e trupit. 

Studimi, i publikuar tek Nature Photonics, prezantohet si revolucionar, për shkak se ështëi pari që ka arritur të përdorë potencialet e dritës në trajtimin e këtyre patologjive.

“Kjo është një përqasje krejtësisht e re – nënvizon doktor Piotër Hanzic, bashkë-autor i studimit – dhe besojmë se kjo shpikje do mund të jetë një hap i madh përpara në hulumtimet shkencore për sëmundje si Alzheimeri, Parkinsoni dhe Kroicfild-Jacob. Kemi gjetur një mënyrë krejtësisht të re për të zbuluar këto struktura, duke përdorur vetëm dritën lazer –thekson doktori .

Shkencëtarët shprehen se koncepti konsiston në faktin se nëse arrihet të shkëputen agregatet proteinike, sëmundja teorikisht gjëndet në rrugë shërimi. Problemi deri më sot ka qënë pikërisht vështirësia në shkëputjen dhe heqjen e agregateve. Ndaj këtij boshllëku do të mendojë pikërisht terapia foto-akustike, e cila përdoret gjithashtu edhe nëpër tomografi për shkëputjen e proteinave dëmtuese dhe keqfunksionuese. Në këtë mënyrë, truri nuk do të ishte më në gjëndje të dëmtuar dhe nën ndikimin e këtyre proteinave. Tashmë nuk mbetet tjetër, veçse pritja e të tjera zhvillimeve të kërkimit për të ditur më tepër rreth efektit real tek pacientët e prekur nga Alzheimeri, Parkinsoni dhe Kroicfild-Jacob.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?