Një supë në ditë ju bën të ndiheni
mirë dhe të keni një bel elegant
 

15 Janar 2014, 11:52| Përditesimi:

  • Share
Konsumimi i një supe në ditë me perime ju bën të ndiheni më mirë dhe ju ndihmon për të zvogëluar peshën tuaj duke pasur një bel më elegant.

Këto rezultate janë arritur nga studimi më i fundit i kryer në SHBA, i cili është botuar në  British Journal of Nutrition.

Studiuesit kanë përdorur të dhënat nga më shumë se 10 mijë të rritur të intervistuar, për të arritur në përfundmin se konsumatorët e rregullt të supave janë të prirur që të kenë më pak probleme me mbipeshën duke reduktuar shumë kalori.  

Konsumimi i supave është i lidhur me një dietë efikase për trupin pasi ato përmbajnë pak yndyrë dhe më shumë fibra, vitamina të ndryshme dhe minerale.

Ana negative e tyre është fakti se shpesh supat përmbajnë shumë kripë, gjë që është e dëmshme për shëndetin.

Duke u bazuar në densitetuin e energjisë së përftuar nga ushqimet që ne konsumojmë hulumtuesit e Pennsylvania State University kanë krahasuar metoda të ndryshme për të ulur densitetin energjik, kaloritë e pjatave.

Konsumimi i supave është mjaft i rëndësishëm sidomos gjatë dimrit.

Kur përgatitet kjo lloj pjate duhet të tregohet një kujdes i veçantë me përdorimin e vajit.

Ju gjithashtu mund ti zjgidhni produktet edhe të gatshme, por duke lexuar me kujdes etiketat në mënyrë që të kontrolloni sasinë e kripërave dhe yndyrave.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?