Një shëtitje redukton në masën
40% riskun e problemeve mendore

7 Nëntor 2013, 16:48| Përditesimi:

  • Share
Me vetëm 20 minuta ecje në ditë, është i mundur reduktimi i riskut të zhvillimit të një forme çmendurie, ose rënieje të aftësive konjiktive si: Alzheimeri ose Parkinsoni, siç tregojnë edhe studime të shumta.

Që ecja të bën mirë, kjo tashmë është një gjë e ditur. Shpesh ama, megjithëse e ditur, e sjellim rrallë ndërmend. Sidomos kur edhe makinën përpiqemi ta parkojmë në vëndim më të afërt ku kemi punë, ku më pas në të shumtën e rasteve qëndrojmë ulur për pothuajse pjesën më të madhe të ditës së punës.

Më pas, me të mbërritur në shtëpi, shtriqemi në divan për të parë televizor. Pra, po ta llogarisim imtësisht, në fund të ditës, ecje bëjmë shumë pak.

Por kjo ecje e paktë mund të na sjellë ama ecje të shpejtë drejt sëmundjeve të rënda, si ato kardiovaskulare, dhe së fundmi edhe çmenduri e pasivitet mendor, të formave të ndryshme.

Nëse e kemi receptuar mesazhin e kërkuesve, mundemi atëherë ta përmirësojmë këtë fenomen, duke i dedikuar sikur edhe 20 minuta në ditë ecje për shëtitje. Doktor Jan Van Gerpen, neurolog i Mayo Clinic në Jacksonville, shpjegon se kjo lëvizje e thjeshtë mund të rregullojë lirshmërinë e fluksit të gjakut, i cili nëpërmjet kanalizimeve të organizmit, shkon në tru duke përmirësuar gjëndjen e këtij të fundit, dhe duke parandaluar sëmundjet degjeneruese si Alzheimer dhe Parkinson, gjithashtu duke i zbehur simptomat e tyre.

Redaksia online
(r.p/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?