Një dele Shqiptare për
Tribeca Film Festival!

19 Prill 2013, 04:10| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Një film për 6 sekonda? Xhiruar në Vine, një program në App? Mund të duket e pamundur por Tribeca Film Festival i pëlqen sfidat, po aq sa artistët e shumtë që morën pjesë në këtë garë ku arti formatohet në zhvillimet më të fundit të teknologjisë. Të shtytur nga aftësia e këtij programi organizatorët ia kanë dalë jo vetëm të vënë lëvizje mijëra artistë, por edhe të përzgjedhin fituesit e konkurrimit të parë që ka filluar prej datës 17 prill dhe mbyllet në datën 28 prill.

Mes 20 të përzgjedhurve ka dhe një artiste të guximshme shqiptare. Filmi I saj “Krijimi i Deles” ia ka dalë mbanë të seleksionohet dhe të marrë komente pozivite nga vizitorët e faqes zyrtare të festivalit. Autorja, Anila Jaho ia doli të postonte filmin e saj duke realizuar ëndrrën për të spikatur mes artistëve të tjerë të njohur që marrin pjesë në këtë konkurrim të pazakontë.


JO VETËM ART POR EDHE FAT

Anila Jaho jeton në Manhattan, Ajo mësoi për konkurrimin vetëm dy ditë para se të mbaronte afati final. ‘E dija se mund të konkurroja pasi i kisha gati dy klipe që me shumë pak punë mund të më përfaqësonin denjësisht. Por ishte shumë pak kohë për t’i ripunuar dhe duke pasur parasysh rëndësinë e festivalit të them të vërtetën kisha pak shpresë që mund të fitoja dhe të hyja tek shortlist selection of Tribeca Film Festival.

Përpjekjet e artistëve amerikanë për të qenë pjesë e Tribekës janë të paimagjinueshme dhe dedikimi i tyre është marramendës. Online mund të gjesh “behind the scenes” produksioneve me buxhete të larta për këtë konkurrim 6 sekondësh, gjë që padyshim është një faktor intimidues për këdo në këtë biznes. Por iu futa punës dhe i postova të dy klipet para përfundimit të afatit.Për rreth 4 orë mora shumë likes dhe komente tejet pozitive të publikut që sigurisht do ta kishin kënaqur ccdo artist”.

Njëri nga komentuesit ndër të cilët një pjesë e mirë edhe konkurues shkruante: ‘Ky është më filmi më i mirë që kam parë në Vine deri tani”. Por surprizat nuk mungojnë. Të nesërmen në mëngjes Anila pa se filmat nuk ishin më në Vine. Ishin fshirë.”U mërzita shumë, sepse më duhej të kontaktoja Festivalin për t’i lajmëruar për ngjarjen.

Kontaktova me telefona dhe e-mail Tribeca dhe pas dy ditë komunikimi më dhanë të drejtën t’i ripostoja të dy filmat dhe një herë. Sigurisht bëra cc’bëra dhe nuk dija rrugë tjetër vetëm t’i rifilmoja nga ekrani i komputerit dhe t’i ripostoja me shpejtësi. Sigurisht më dhimbte fakti që tashmë figura humbte 50 % të cilësisë por s’kisha rrugë tjetër…” thotë Anila. Por rezultati ishte pozitiv dhe Anila ia doli të jetë e vetmja shqiptare në këtë konkurrim të pazakontë dhe të parë që zhvillohet në një festival të njohur si Tribecca.

DELJA NË KARTPECETË

Anila Jaho qesh kur kujton si lindi idea e filmit që tashmë është në festival. “Para 6-7 vjetësh ne ishim në Florida me familjen dhe pas një zënke familjare gjithë nerva fillova të vizatoja një si kafshëz të ccuditshme në një copë kartpecete restoranti. Teksa ishim duke dalë, lashë gjithcka në tavolinë edhe im shoq para se te dilnim i zuri syri këtë letrën e vizatuar të cilën e merr e ma jep mua duke më thënë:”Ruaje këtë se ka vlera kjo delja jote”.

Kështu një zënkë shërbeu për një film dhe për më tepër delja prej kartpecete tashmë është pjesë e konkurrimit. Anila tregon: ”I hyra me entuziazëm, por sigurisht dhe me frikë duke pasur parasysh me kë konkurroj dhe kriteret që ishin shumë të forta: me pak fjalë që në një histori 6 sekonda të kishe fillim mbarim dhe fund për kurbën e një filmi të plotë.

Duhet të kishe zhvillim ngjarje dhe karakter në ccdo sekondë…Pasi përfundova gjithccka vura re që filmi merrte jetë po të kishte edhe zë në ato 6 sek, kështu që improvizuam”. Anila ka përjetuar kështu suksesin e saj të parë në një festival, një sukses që sic thotë ajo vetë I ngjan një përralle, nga ato që mund të bëhen realitet në tokën e premtuar. Ashtu sic ndodh në filma hollivudianë; pas shumë vështirësive një fund i lumtur. Histori përrallash!

KUSH ESHTE ANILA JAHO

Anila Jaho është qyteti i Laçit. Në vitin 1995 ajo kreu studimet për juridik në Universitetin e Tiranës. Në 1996 shpërngulet në Greqi ku fillon aktivitetin e saj artistik si piktore duke bashkëpunuar me disa nga galeritë më të njohura në Athinë. Në 2000 Anila fillon studimet për pikturë në Virginia Commonëealth University, në Richmond.

“Amerika është vendi ku ti je vërtet e lirë të zgjedhesh rrugen tende, përsa kohe je gati të sakrifikosh për ëe” – thotë Anila. Arritjet dhe sukseset në pjesmarrjen e shumë konkurimeve nacionale dhe internacionale me fotografinë e saj e ndihmuan per tu pranuar ne School of Visual Arts, ne Neë York, SVA që është ndër shkollat e artit më të mira në Amerikë.

Anila është fotografja zyrtare e filmit “Falja e Gjakut”. Ajo mbaroi masterin ne Computer Arts 3D/2D Animation, në 2012. Filmi i saj i diplomës “Draëing of Mom” ka hyrë në arkivin e e punëve më të mira të School of Visual Arts te vitit 2012.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?