Nisma Thurje fushatë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, i bashkohen Shehi, Mediu e Duka! Nis mbledhja e 50 mijë firmave për referendum

29 Qershor 2023, 11:41| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 15:37

  • Share

Pesë parti të opozitës, konkretisht, Nisma Thurje, LZHK, PAA, PR dhe BD janë bërë bashkë për nisjen e fushatës ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor me synimin kryesor për të patur lista të hapura në zgjedhjet parlamentare. Në një konferencë për mediat, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se duke duke nisur që nga ditët në vazhdim, do të ketë nisma për të mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve për të kërkuar më pas referendum për ndryshimin e sistemit.

Ai tha se duhet të ketë një minimizim të ndarjes rajonale ku të mos ketë më shumë se 4 rajone. Sipas tij, ka qenë kjo ndarje ajo që mundësoi që PS të fitonte 7 mandate më shumë në zgjedhjet parlamentare të 2021.

“Do ikim te marrim formularin për mbledhjen e 50 mijë qytetarëve, dhe deputetët do kërkojnë në parlament referendum për ndryshimin e sistemit. Të minimizphet ndarja rajonale duhen më pak se 4 rajone. Është pikërrisht kjo ndarje që dha 7 mandate plus për PS. Duhet heqja e herësit, me gjykatë kushtetuese herësi është hequr, duam të reflektohet edhe në Kodin Zgjedhor. Listat të jenë 100% të hapura dhe zgjedhësi të ketë më shumë se 1 alternativë. Kjo do të dobësonte fenomenin e shitblerjes së votës. Duhet të reflektohet në Kod vendimi i gjykatës kushtetuese për të pasur një prag rajonal”-tha Shabani i cili gjithashtu shtoi se duhet të ketë një ulje të moshës për qytetarët me të drejtë vote, duke ua dhënë mundësinë edhe 16 vjeçaëve.

I pranishëm në këtë konferencë, kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se me këtë ndryshim synohet që t’i jepet fund dominimit të PS dhe PD në skenën politike. Sipas tij, të dyja partitë përfituan numër më të madh deputetësh në zgjedhjet parlamentare vetëm si pasojë e ndarjes rajonale që kanë bërë me reformën territoriale.

“E kemi marrë këtë iniciativë që të ndryshojmë diçka që realisht ka vlerë për Shëqipërinë. Nuk është puna që ndryshimin e sjell thjesht një ligj. Por nëse nuk ka një ndryshim me këtë ligj që themi sot, është bërë malore rruga. Të jemi të sinqertë sepse është bërë e pamundur zgjedhja e përfaqësuesve të qytetatrëve. Vërtet këtë rradhë fitoi PS 7 deputetë më tepër sëesa i takonin por edhe grupi i PD zyrtare i përfituan edhe ata 3 deputetë. Këta prandaj nuk bëjnë zhurmë, nuk lënë të ulet në tavolinë njeri tjetër. Ne sot i kemi ftuar ata të gjithë, nuk kanë ardhur, por kemi ardhur ne pjesa tjetër që jemi të interesuar për këtë pjesë që të thyhet një lloj monopoli që kanë këta në politikë”-tha Shehi.

12 propozimet e 4 partive opozitare për ndryshimin e sistemit zgjedhor:

1. Aplkimi i një Sistemi Zgjedhor Proporcional me katër ose më pak zona zgjedhore, duke respektuar ndarjen politike dhe ekonomike të rajoneve në Shqipëri.

2. Formula e shpërndarjes së mandateve të ndryshojë nga D’Hondt, ku pjesëtimi shkon në favor të partive të mëdha, në Saint Lague ku pjesëtimi me numra tek garanton një përfaqësim më të drejtë duke minimizuar deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

3. Subjektet zgjedhore të garojnë me me lista plotësisht të hapura, pa kufizuar preferencat e votuesit (i.e. shfuzimi i herësit në shpërndarjen e mandateve)

4. Zgjedhësi të ketë mundësi të zgjedhë brenda të njëjtës listë deri në 5 kandidatë preferencial (sipas modelit të vendeve të tjera psh Kosovës)

5. Fleta e votimit të përmbajë detyrimisht emrat e kandidatëve garues në listat garuese të subjekteve zgjedhore

6. Zëvendësimi i pragut kombëtar me pragun ligjor rajonal, i cili nuk mund të jetë më shumë se 1% e votave të marrë në rang rajoni

7. Aplikimi i sistemit proporcional preferencial, me dy preferenca, për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë

8. Aplikimi i sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura për këshillat bashkiak (njësoj si për zgjedhjet e përgjithshme)

9. Votimi i shqiptarëve të diasporës përmes postës, sipas modelit të aplikuar në vendet e zhvilluara.

10. Votimi elektronik pranë vendbanimit të përkohshëm, ose me postë, për shtetasit shqiptarë që jetojnë përkohësisht brenda Shqipërisë por larg rezidencës së tyre të përhershme

11. Ulja e moshës minimale për të ushtruar të drejtën e votës që në moshën 16 vjeçare, e cila është mosha e përgjegjësisë ligjore

12. Aplikimi i kufizimeve proporcionale në organizmin e fushatës zgjedhore edhe në sektorin privat, përveç kufizimeve që aktualisht aplikohen në sektorin publik (si psh hapësira mediatike, reklamat dhe billboardet)

Ora 13:43
Të vegjlit kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor, Mediu në Report Tv: Duhet ndryshuar, s’kemi ende zgjedhje të lira! Ja çfarë propozova

 

Katër parti të vogla të opozitës janë bërë bashkë për nisjen e fushatës ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor. Kreu i partisë republikane, Fatmir Mediu thotë se sistemi zgjedhor duhet ndryshuar sepse ende nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mediu thotë se ai vetë ka kërkuar pjesëmarrjen e Diasporës në votime.

“Pas 33 vitesh demokraci ne akoma nuk kem zgjedhje të lira dhe të ndershme. Thelbi ishte një sistem zgjedhor me lista të hapura,. Sistem proporcional kombëtar. Propozova një listë kombëtare që vota e një partie mos t’i shkojë një partie tjetër. Pjesëmarrja e Diasporës në votime.

Ka dy rrugë, një është rruga parlamentaret me 1/5 të deputetëve dhe një tjetër edhe me 50 mijë firma nga qytetarët. Mendimet kundra s’kanë qenë racionale për mendimin tim.

Nuk mendoj se PD nuk e do sidomos ata që vijnë nga qarqet.”- thotë Mediu në Report Tv.

Ora 12:14
Shehi: Referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor, e vetmja mënyrë për të thyer monopolin e Ps dhe PD në politikë

Në një konferencë për shtyp së bashku me Nismën Thurje, Partinë Republikane dhe Partinë Agrare Ambientaliste, kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se e vetmja mundësi që ka mbetur për të rrëzuar dominancën PS-PD në zgjedhje.

Kërkohet mbajtja e një referendumi ku qytetarët të pyeten mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor me propozimet e bëra nga Nisma Thurje dhe partitë e tjera opozitare.

Shehi tha se kjo nismë do të jetë në qendër të aksionve politike deri në zgjedhjet e ardhshme paralmentare.

“E kemi marrë këtë iniciativë që të ndryshojmë diçka që realisht ka vlerë për Shëqipërinë. Nuk është puna që ndryshimin e sjell thjesht një ligj. Por nëse nuk ka një ndryshim me këtë ligj që themi sot, është bërë malore rruga. Të jemi të sinqertë sepse është bërë e pamundur zgjedhja e përfaqësuesve të qytetatrëve

Vërtet këtë rradhë fitoi PS 7 deputetë më tepër sëesa i takonin por edhe grupi i PD zyrtare i përfituan edhe ata 3 deputetë. Këta prandaj nuk bëjnë zhurmë, nuk lënë të ulet në tavolinë njeri tjetër. Ne sot i kemi ftuar ata të gjithë, nuk kanë ardhur, por kemi ardhur ne pjesa tjetër që jemi të interesuar për këtë pjesë që të thyhet një lloj monopoli që kanë këta në politikë.  Nëse kemi një flamur beteje nga këtu e deri kur të vijnë zgjedhjet, kjo është më e rëndësishme.

Nëse dalim në referendum dhe humbim, atëherë i bie që ppopullit shqiptar nuk i interesonka fort kjpo unë. Por duhet të shkojmë atje.  Më e rëndësishmja është të mbledhim ato 50 mijë vota atje dhe t’u themi që qytetarëve shqiptarë u ka ardhur në majë të hundës me ato”- tha Shehi.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 29/06/2023 18:48

    Cdo ndryshim sistemi eshte pozitiv

    Përgjigju
  • Turi: 29/06/2023 13:22

    Ama u bashkuan keta!!! Mjere keta ku do vene.. keta jane mos o zot

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 29/06/2023 12:56

    Nuk di sa i rendesishem eshte ndryshimi i sistemit zgjedhor. Kuptoje mire nevojen e uljes se numrit te deputeteve ne kuvend. Nga 140 deputete te kete 100 eshte e mjaftushme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?