Të miturit në konflikt me ligjin në plazh

Nisma për riedukimin, të miturit në konflikt me ligjin shkojnë në plazh! Nën masa sigurie argëtohen, përgatisin ushqime dhe pastrojnë mbetje

9 Shtator 2022, 21:43| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 21:48

  • Share

Të miturit që janë në konflikt për ligjin ndodheshin sot për një ditë në plazh në kuadër të nismës së riedukimit. Në praninë e policisë së burgjeve kanë kaluar një ditë ndryshe nën rrezet e diellit.

Drejtoria e Burgjeve shkruan se të miturit u argëtuan me lojëra dhe biseda me njëri-tjetrin teksa ditën e sotme e kishin si provë për reflektimin, zbatimin e rregullave dhe sjelljen pozitive. Pas plazhit, të gjithë përgatitën ushqime që t’i konsumonin së bashku.

Para se të largoheshin pastruan çdo mbetje.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?