Foto ilustruese

Nisma e veçantë e Tifozave Kuq e Zi: Çdo shtëpi, një flamur

10 Qershor, 20:49| Përditesimi: 10 Qershor, 20:51

  • Share

Ultrasit e Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi kanë ndërmarrë një nismë të veçantë. Në prag të Euro 2024, TKZ bëjnë thirrje që të gjithë të kenë një flamur kuqezi në ambientet e shtëpisë apo punës. "Çdo shtëpi, një Flamur", kjo është nisma e re kuqezi.

'Çdo shtëpi, një Flamur! Përkrahe Kombëtaren në EURO 2024, duke stolisur shtëpinë, aprartamentin, ballkonin, veturat, duke u veshur e duke i dhënë mbështetjen maksimale përfaqësimit të shqiptarëve në këtë ngjarje të madhe sportive.

Vendos një Flamur, si identitet, si shenjë përfaqësuese e përbashkuese, për të treguar dashurinë e madhe për Kombëtaren, për emocionet që na ka dhënë e na jep, si dhe për të lartësuar e nderuar emrin e madh e të shenjtë Shqipni.

Dikush nga stadiumi, e miliona nga televizioni, të nisim një fushatë mbështetësë duke e ngrohur atmosferën në prag të fillimit të EURO 2024. Forca Shqipëri", shkruajnë TKZ.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?