Nisma e veçantë e bashkisë së Tiranës, publikon fotot e punonjësve që çdo ditë ndodhen në rrugë/ Veliaj:Janë ëngjëjt tanë mbrojtës

26 Prill 2020, 16:11| Përditesimi: 26 Prill 2020, 16:21

  • Share

Një nismë e veçantë është ndërrmarrë nga bashkia e Tiranës ku në të gjitha stacionet e autobuzvë janë publikuar fotot e punonjësve të policisë bashkiake, forcave të rendit dhe atyre zjarrëfikëse që në këto ditë të vështira janë në gadishmëri.

Në një reagim në rrjetet sociale Veliaj shkruan,

“Krahas stafit mjekësor që janë në vijëne parë të betejës ndaj COVID-19, në vijën e zjarrit janë edhe punonjësit e Policisë Bashkiake dhe ata të Rendit të cilët po merren me zbatimin e masave. Në shenjë mirënjohje, Bashkia e Tiranës ka vendosur në stacionet e autobusëve urban fotot e punonjësve të Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit në shenjë mirënjohje për sakrificën e tyre në këtë periudhë të vështirë.”

Kryebashkiaku Veliaj i cilëson ata si ëngjëjt tanë mbrojtës,

“Ata janë engjëjt tanë mbrojtës, që e kalojnë çdo ditë në detyrë, duke sakrifikuar për të gjithë ne, derisa kjo pandemi të zhduket. Ata janë heronjtë e qytetit tonë. Njihuni me ta!”, shkruan Veliaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?