Nisma e veçantë e 8-vjeçares, dhuron flokët për fëmijët e sëmurë me kancer

19 Nëntor 2020, 11:56| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 12:00

  • Share

Florida Hida është vetëm 8- vjeç por ka marrë një nismë të veçantë.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ajo tregoi se si i dhuroi flokët e saj në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer. Florida edhe pse e vogël, ka dëshirë që të kontribuojë në shoqëri, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, dhe ndjehet shumë e lumtur që ka arritur të ndihmojë fëmijët e tjerë.

‘’ Unë ndërkohë që i kisha flokët shumë të gjata, një ditë mami më thotë sepse nuk lejoja askënd që të m’i priste. Një ditë mami mua më shpjegon dhe më thotë do t’ i prisje flokët për një fëmijë dhe ma tregon videon mami, dhe unë direkt them po, dua t’i pres dhe me zor e prisja momentin kur do t’i prisja’’ shprehet ajo.

Edhe pse nuk e kishte takuar kurrë, dhe nuk e njihte fëmijën që do të merrte flokët ajo është ndjerë e gatshme të ndihmojë dikë tjetër që kishte nevojë.

Ajo dha edhe  një mesazh sensibilizues nëpërmjet emisionit ‘’ Rreze Dielli’’:

 ‘’ Të gjithë duhet të falin dhe të dhurojnë dashuri për fëmijët’’ u shpreh ajo.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?