Presidenti Ilir Meta në Kavajë në seancën e dhurimit të gjakut 

Nisma e Metës për të dhuruar gjak për talasemikët...kreu i shtetit nga Kavaja: Faleminderit të gjithëve që u solidarizuan

31 Mars 2020, 15:26| Përditesimi: 31 Mars 2020, 15:31

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Kavajës, ku ishte i pranishëm në në seancën e dhurimit të gjakut.

Në kuadër të nismës së nisur prej tij për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë në një kohë kaq të vështirë, kreu i shtetit ka falenderuar të gjithë ata që u solidarizuan dhe përkrahën nismën e tij!

“Një falënderim të veçantë kam sot për popullin e Kavajës, për kryetarin e Bashkisë dhe stafin e tij që iu përgjigjën apelit për të dhuruar gjak në këto ditë kur kërkesa për gjak është mjaft e domosdoshme, sidomos nga fëmijët, të cilët vuajnë nga talasemia. Por edhe nga të gjithë të tjerët, që kanë nevojë në mënyrë periodike për gjak.

Solidarizimi me kauzën e dhurimit të gjakut është mjaft e rëndësishme, sidomos në këto ditë të vështira, kur kërkesat janë edhe më të mëdha, për shkak të vështirësive të krijuara nga kufizimet që ekzistojnë në lëvizjen e qytetarëve për shkak të pandemisë. Ndaj edhe ky kontribut jep sot komuniteti dhe Bashkia e Kavajës, është jashtëzakonisht i çmuar. Mirënjohje për qytetarët e mrekullueshëm të Kavajës, të cilët me shumë zemër të madhe erdhën dhe bënë sot këtë akt human!” – theksoi Presidenti.

Presidenti Ilir Meta në Kavajë në seancën e dhurimit të gjakut 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?